Dhjetëra banorë të Bërxullës bashkë me gra e fëmijë kanë protestuar këtë të diel në mbrojtje të tokave të tyre.

Ata kanë mësuar edhe fitimet e firmës që  ka marrë koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar, e cila ka nisur punime ende pa marrë lejen e ndërtimit.

“Nuk i kemi lejuar të punojnë dhe nuk do t’i lejojmë që të punojnë në tokat tona, ata po vazhdojnë në mënyrë të paligjshmne në territorin tjetër, në fshatin Fushë-Prezë”, tha banori.

“Ne i kemi pezulluar sepse janë të paligjshëm, janë jashtë rregullave. Nuk ka ardhur asnjë institucion, asnjë përfaqësues i kompanisë që po kryen punime  për të bërë  marrëveshje me ne, për të na treguar si do veprohet”, tha një banor tjetër.

Ata gjithashtu tentuan të bllokonin rrugën e aeroportit të Rinasit,  por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët ishin të pranishëm për mbarëvajtjen e kësaj proteste.

Banorët kanë 35 ditë që protestojnë, por askush nuk u kthen asnjë përgjigje.

Ata ndihen të pambrojtur dhe paralajmërojnë  se nuk do të lejojnë askënd të hyjë në tokat e  tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA