26/11 16:12
Jamal Musiala është lojtari i momentit te Bayern Munchen.
19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, ai numëron 12 gola dhe 10 asiste në të gjithë kompeticionet me kampionët e Gjermanisë, statistika që e kanë kthyer në idhullin e tifozëve.
Mesfushori ofensiv ndodhet në formë të shkëlqyer dhe shpreson që të vijojë me performanca pozitive edhe në Kupën e Botës Katar 2022, kompeticion të cilit synon t’i shkojë deri në fund me Gjermaninë e tij.
Legjenda e Bayern Munchen dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus është i fiksuar pas talentit gjerman, të cilin e krahason me Leo Messin. “E patë çfarë bëri Musiala? Magji e vërtetë, ai luan si Leo Messi, është për Hollywood.
Top Channel