Ide inovative që përfshijë facilitete në blerjen e pronave, punën online, shitjen e produkteve bujqësore përmes teknologjisë dhe zhvillimin e aftësisë sipërmarrëse, u prezantuan ditën e sotme në “Startop”, projektin e Fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Përballë katër panelistëve: Antonela Hako, administratore e kompanisë Hako, Amarda Toska sipërmarrëse e Ami Event, Patrik Fetahu, ekspert i Start Up-eve dhe Arbian Mazniku nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, u prezantuan katër nisma që synojnë jo vetëm tregun shqiptar, por edhe atë të huaj.
Nisma e parë që u prezantua ishte nga Elvis Allmuça që është sipërmarrës i “DUPRONE”, i cili ka shpjeguar listimin e pronave në shitje dhe atyre me qira, përmes një aplikacioni, i cili mundëson të kesh një qasje më të lehtë për blerjen apo vlerësimin e një prone.
Ky aplikacion, sipas Allmuçës, krijon zgjidhje interesante dhe facilitete për gjetjen e pronës.
“DuPron lindi totalisht nga ne eksperiencë personale. Nëse dikush do të thotë duhet të shes një pronë duhet ti drejtohet patjetër një vendi të njohur. Lindi idea e të krijuarit të një ideje tjetër të gjetjes së pronës, duke përdorur google mapsin, ku mund të shkojmë në këtë pronë pa pasur nevojë të takojmë personin me të cilin do të punojmë e ta shohim vetë. Me anë të aplikacionit mund të shohim zonën ku ndodhet prona, facilitetet që ka pranë. Me ngjyrë të kuqe janë pronat që janë në shitje, lejla ato me qira. Janë edhe ato të shiturat. Mjafton që ne të rrethojmë zonën ku e duam pronën dhe më pas na dalin të gjitha mundësitë në atë zonë. Në një vit ndërtim të aplikacionit, gjëja më e vështirë ka qenë ta bësh atë më të thjeshtë. Kemi stafin që bën një kontroll manual por kemi dhe një sistem automatik që bën refresh të të dhënave.”– u shpreh Allmuça.
Nisma e dytë e prezantuar nga Pamela Gruda themeluese e AMPLE dhe e projektit “The Heal preneurs”, ka të bëje me një akademi në dobi të studentëve të mjeksisë, të cilët i ndihmon të zhvillojnë aftësitë sipërmarrëse dhe komunikuese, dhe që të mos mbesin në kornizën e një pune kufizuese.
Gruda u shpreh se kjo nismë është frymëzuar nga eksperienca e saj personale dhe përfshihen edhe elementë ndërkombëtarë për të trajnuar studentët, me lektorë që i ndihmojnë ata në lidhje me komunikimin me pacientin.
“Sipërmarrësit shërues” i themeluar nga AMPLE ka përzgjedhur 40 studentë nga degët e mjekësisë për aftësitë sipërmarrëse të folurit në publik. Kjo është frymëzuar nga historia ime personale, unë kam studiuar për farmaci dhe AMPLE është bebi im i parë. Lektorët kanë qenë një përzgjedhje, kemi përfshirë edhe elementë ndërkombëtarë që i trajnojnë studentët për aftësi sipërmarrëse e ti çojë në tregje ndërkombëtare. Kemi pasur shumë kërkesa dhe më vijnë mesazhe në mënyrë të vazhdueshme, jemi akoma në fazat e para dhe akoma s’mund të them se kemi pasur histori suksesi por kemi elementë potenciale, platforma është origjinale, nuk është e kopjuar. Kërkimi shkencor do i ndihmojë ata të gjejnë veten, pse jo të qëndrojnë në Shqipëri për të krijuar një biznes inovator. Po mos të kisha këtë hapësirë edhe unë mund të kisha ikur. Unë nuk e gjeta veten në një punë të thjeshtë dhe kjo më ndihmoi shumë. Të gjithë lektorët që ne kemi zgjedhur, shpejgojnë pjesën e trajnimit dhe edukimit dhe komunikimin me pacientin. Programi është dy mujor, tre fundjavat e para janë në Tiranë, më pas në Korçë dhe në Shkodër ndërsa seancat e fundit janë tek për tek.”- tha Gruda.
Teknologjia është fusha më e zhvilluar në të gjitha aspektet kohët e fundit, ndaj nuk kishin si të mungonin idetë inovativë edhe në këtë fushë, në “StarTop”.
Anxhelo Sako, themelues i Wolf Teknologies, ka shpjeguar se si një platformë onlinë mund të përfshijë programues nga vendi dhe rajoni, të cilët mund t’i shpërbejnë kompanive të ndryshme nga vendi dhe Europa.
Në këtë platformë janë të përfshirë 100 individë nga Shqipëria dhe dhjetëra të tjerë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
“Është e nevojshme të ketë një rrjet programuesish në Shqipëri, ne tentojmë të përdorim një platformë të fusim të gjithë programuesit nga Shqipëria dhe rajoni, ku do të kenë paga më të larta dhe mund të punojnë me projekte afatgjata. Një mundësi e mirë ishte pjesa e pandemisë ku të gjithë punuan në një lock down. Kjo është edhe sfida jonë, të rekrutojmë punonjës, dhe të shërbejmë si urë lidhëse e programuesve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me vendet e BE-së. Vetëm nga Shqipëria kemi 100 persona Është shumë e rëndësishme për ne të filtrojmë programuesit në mënyrë që të garantojmë që klientëve tanë ti garantohen të gjithë shërbimet valide. Ne funksionojmë si platformë ku programuesit mund të aplikojnë menjëherë në kompaninë që dëshirojnë dhe kompania pastaj kërkon kriteret e caktuara. Ne do të marrim info se çfarë kërkojnë kompanitë nga jashtë dhe të dimë se çfarë kërkon tregu vendas, kështu do të bëjmë një akademi me kurse për trajnime të ndryshme. Synimi dhe klientela jonë është vetëm me kompani të huaja. Motoja jonë është që teknologjia nuk njeh kufij, nuk përjashtojmë tregun vendas por platforma është e programuar për ofertat që vijnë nga jashtë pasi janë më interesante.”- tha Sako.
Në Bashkinë Dimal tregohet se mund të ketë hapësira për qytetarët që ta shohin vendin potencialisht të shfrytëzueshëm edhe me anë të teknologjisë për bujqësinë.
Rajmonda Shuka themeluese e “Farm and Market”, me anë të kësaj nisme të mbështetur nga Bashkia dhe Ministria synon krijimin e databasës të produkteve bujqësore të zonës, ku në fokus të saj është edhe trajnimin e të rinjve.
“Fram and Market synon menaxhimin e … në një platformë të modernizuar. Synon krijimin e një informacioni ë detajuar për produktet që prodhohen në këtë zonë. Ne kemi arritur të krijojmë një sistem të konsoliduar, drejtoria e bujqësisë ka arritur të deportojnë në të gjitha sektorët dhe ne synojmë të reklamojmë këto produkte dhe presim oferta nga blerës të ndrysëm potencialë për blerjen dhe tregtimin jo vetëm në tregun e brendshëm por edhe në atë të jashtëm. Jemi në fazën e parë të implementimit të kësaj platforme, kemi krijuar një strategji, nuk ka pasur kontestime në lidhje me fermerët. Rezultatet e para kanë qenë premtuese, por po i mëshoj fatit se fermerët e kanë përqafuar këtë ide. Ne synojmë të shtojmë edhe më shumë numrin e fermerëve të përfshirë. Ësjtë ngritur një grup në lidhje me metodologjinë e krijimit të kësaj platforme, ka problematika por suporti i bashkisë nuk do të mungojë financiarisht. Jemi në fazën e kërkimit të blerësve potencialë dhe deri më tani ka rezultate potenciale. Ka qenë sfide tepër e madhe por mbështetja e ministrisë me dixhitalizimin e projekteve bujqësore na ka ndihmuar mjaft shumë.”– u shpreh Shuka
Top Channel