Katër ambiente të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave janë zbuluar në Krujë.
Në pranga ka rënë vëllai i pronarit të këtyre ambienteve, shtetasi me iniciale H.H., i cili kujdesej për ambientet ku kultivoheshin bimë narkotike.
Nga hetimet, rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, në 2 ambientet e zbuluara si rezultat i operacionit “Derveni”, të zhvilluar 2 ditë më parë, kanë përshtatur edhe këto 4 ambiente, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që 3 personat e tjerë janë shpallur në kërkim.
Top Channel