Katër persona që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës janë vënë në pranga.
Mes të arrestuarve është dhe një i mitur. 16-vjeçari me iniciale L.K., 33-vjeçari me iniciale U.H., 48-vjeçari me iniciale M.K. dhe 49-vjeçari me iniciale A.C. vepronin në formën e grupit kriminal dhe kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Shkodrës.
Gjatë kontrollit fizik, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan kokainë dhe kanabis.
Shtetasi me inicialet M. K., dyshohet se kishte rolin e organizatorit të këtij grupi kriminal. Ai mbante me vete një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 elektroshokë.
Të dyshuarit do të hetohen nga Prokuroria e Shkodrës për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Top Channel