Njeriu mund të mos jetë krijesa më inteligjente e planetit – thonë observuesit (fotot)

12/11/2022 17:46
Truri njerezor (majtas), truri cetacean (djathtas)

Për disa ky nocion mund të duket qesharak — ndërsa për të tjerë është i vërtetë përtej çdo dyshimi.

Një prej atyre të kategorisë së dytë është Paul Watson i anijes Sea Shepherd i cili thotë: “Cetologët (studiuesit e kafshëve cetaceane, gjitarëve të mëdhenj detarë) kanë observuar e dokumentuar prova të një inteligjence të thellë në oqeane, një inteligjencë që daton përpara evolucionit tonë apo të primatëve inteligjentë, ndoshta miliona vjet me pare”.

Disa vjet më parë një artikull online fliste për inteligjencën e oktapodëve, i cili ka bërë shumë studiues të ndryshojnë mendim për botën e oqeaneve. Në të thuhej se oktapodët kanë një diversitet të rrallë inteligjence pasi secila tentakulë ka një “tru” të vetin që kontrollon lëvizjet, ngjyrimin dhe reagimet ndaj mjedisit që e rrethon.

Kapiteni Paul Watson, i shoqërisë ambjentaliste detare Sea Shepherd, ka studiuar prej vitesh sjelljen dhe inteligjencën e banorëve të detit dhe thotë se është i mrekulluar nga thellësia e gjerësia e mendimit të tyre.

Në një artikull të publikuar në faqen e ti në Facebook ai flet për perceptimin e gabuar të njeriut se është zotërues i intelektit superior në planet.

Për këtë Paul studion mënyrën njerëzore të të menduarit dhe të kërkimit të ndryshimit.

“Ne vijojmë të qëndrojmë brenda kornizës së mendimit se krijesat e tjera janë inferiore ndaj nesh, dhe me këtë besim ne kryejmë akte të pamoralshme, që ndoshta nuk do të kishim dashur kurrë të kryenim”, thotë ai mes të tjerash.

“Mendësia e imponuar antropo-centrike (e mendjes superiore njerezore) e njeriut refuzon idenë se një delfin apo një balenë mund të jetë po aq inteligjent se një qenie njerëzore, apo dhe më shumë.”

“Por është një fakt i observueshëm se delfinët e balenat kanë një vend të veçantë në zemrën e njeriut. Ajo që ne dimë për ta është se janë ndryshe nga kafshët e tjera, në një mënyrë që sugjeron cilësi unike që ne i njohim me intuitë. Kjo cilësi është inteligjenca”.

“Njohja e kësaj cilësie ka përgjegjësi të thella morale, pra njerëzit nuk mund të therrin krijesa që kanë inteligjencë të njëjtë ose superiore ndaj tyre. Rruga drejt njohjes së realitetit të komunikimit mes specieve si cetaceanët dhe njeriut, do të na cojë në pranimin se kemi qenë duke kryer vrasje”, thuhet mes të tjerash në artikull.

Idetë duket se përshtaten me përshkrime të shkrimtarit klasik britanik D.H. Lawrence, i cili shkruan në librin “Balena mos qani”: “Thonë se deti është i ftohtë, por deti përmban gjakun më të nxehtë nga të gjithë, atë më të egrin dhe më të alarmuarin”.

FOTO GALERI
3/3
Por është një fakt i observueshëm se delfinët e balenat kanë një vend të veçantë në zemrën e njeriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA