Londër/ Shqiptarët protestojnë kundër retorikës diskriminuese të Suela Braverman (Fotot)

12/11/2022 10:59

Komuniteti shqiptar në Angli ka nisur një protestë këtë të shtunë në Westminster Bridge, afër parlamentit.

Emigrantët shqiptarë janë duke protestuar kundër retorikës së ashpër në kufijtë e racizmit, artikuluar dy javë më parë nga sekretaria e Punëve të Brendshme Suela Braverman.

Ajo përmendi si shembull në parlamentin e Britanisë së Madhe vetëm shqiptarët që mbërrijnë me gomone e jo 11 nacionalitetet e tjera të rreth 40.000 personave që kanë mbërritur këtë vit në brigjet angleze.

Deklarimi i Breverman për një “pushtim” nga shqiptarët më pas u amplifikua nga mediet në Angli ato të cilat kanë një politikë editoriale kundra emigrantëve.

Mesazhi që shqiptarët në Angli duan të përcjellin në këtë protestë në Westminster Bridge, është se ata nuk janë kriminelë por taksapagues dhe kontribues në shoqërinë britanike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA