Java e fundit e Abissnet Superiores për këtë muaj nëntor do të startojë me 3 ndeshje të ditës së diel ku spikat klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ për shkak të mbjelljes së fushës së stadiumit ‘Loro Borici’.

Shkodranët kanë një ecuri pozitive në këtë periudhë të fundit edhe pse me më tepër kujdes do të kishin disa pikë më tepër në llogarinë e tyre. Përballjen e fundit me Tiranën ata e fituan në kryeqytet, por në këtë periudhë të kampionatit situatat janë disi ndryshe.

Ndërkohë Tirana ka marrë edhe kreun e klasifikimit të Superiores duke ja rrëmbyer atë Partizanit pas fitoreve mjaft të rëndësishme me Kukësin dhe Egnatian, megjithatë qëndrimi në krye nuk është një objektiv parësor në këtë fazë të sezonit.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit për Superioren e cila do të qëndorojë pushim për rreth 3 javë për t’u rikthyer me finalen e Superkupës më 7 dhjetor e cila këtë herë do të jetë sërish përballja mes Vllaznisë dhe Tiranës si skuadrat fituese të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Gjithashtu futbolli shqiptar këtë vit do të luhet nga 11 dhjetori deri më 28 dhjetor si asnjëherë më parë, për të plotësuar edhe boshllëkun e krijuar nga pushimi i nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA