“Disa situata mund të ndryshojnë”/ Ambasada e SHBA njofton qytetarët e saj për protestën: Mbani profil të ulët

12/11/2022 10:47

Ambasada e SHBA në Tiranë, i kërkon qytetarëve të saj në kryeqytet të mbajnë një profil të ulët gjatë ditës së sotme, ndërsa pritet të zhvillohet protesta e opozitës.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë.

Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha.” Thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Vendndodhja: Bulevardi Dëshmorët e Kombit – përballë Kryeministrisë.

Data/Ora: E shtunë, 12 nëntor, duke filluar nga ora 16:00

Ngjarja: Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Veprimet për të ndërmarrë:

Qytetarëve të SHBA-së u kërkohet të shmangin këtë ngjarje.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA