Rreth 1000 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, pritet të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Ndërsa dha detaje nga plani i masave, gazetarja Dorjana Bezat tha për Top Channel, se vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së institucioneve.
Plani i masave ka nisur të zbatohet që në orët e para të mëngjesit. Qarkullimi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar ndërkohë që kryeministria blinduar me veshje metalike dyert e saj. Gjithashtu mësohet se në bulevard janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Prej mesnatës policia e kryeqytetit ka kaluar në gatishmëri ku pritet të zbatohet plani anti tubim. Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotët mr ujë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulancat.
Policët do të jenë të pajisur me kundragaz, ndërsa në terren do të jenë dhe policët civilë për të identifikuar personat që mund të cënojnë rendin.
Top Channel