Demokratët e Joe Bidenit i janë afruar edhe më shumë ruajtjes së kontrollit të Senatit pasi llogaritet të kenë siguruar fitoren në Arizona në zgjedhjet e mesmandatit.
Tre ditë pasi amerikanët iu drejtuan qendrave të votimit, në këtë shtet demokrati Mark Kelly rezulton të ketë mposhtur sfiduesin republikan Blake Masters. Kjo do t`i jepte demokratëve 49 vende në Senat, po aq sa c`kanë edhe republikanët. Rezultati pritet ende të vendoset në Nevada dhe Georgia. Ne Nevada, gara është kokë më kohë, ndërsa në Xhorxhia, do të zgjidhet me balotazh muajin e ardhshëm. Nëse demokratët fitojnë ndonjërën prej dy garave të mbetura, ata mund ta mbajnë kontrollin e dhomës së lartë, sepse zëvendëspresidentja ka të drejtë të hedhë votën e saj.
Republikanët për cdo rast duket se janë shumë pranë fitores së Dhomës së Përfaqësuesve, e tashmë vetëm në pak zona ka mbetur ende vota për tu numëruar. Demokratët e mendonin se do te ishte e mundur që fletëvotimet e mbetura në Arizona të ishin shumë më pak të favorshme për republikanët dhe do të lejojnë disa ose të gjithë kandidatët të ruajnë kryesimin e tyre. Zyrtarët e qarkut atje thane se ishin përballur me shumë më tepër fletë votimi të parakohshme të hedhura në ditën e zgjedhjeve sesa nuk është dashur të përpunojnë kurrë më parë.
Numërimi i atyre votave kërkon kohë, sepse duhet verifikuar se secila prej tyre ka ardhur vertet nga një votues legjitim.
Top Channel