Akademia e Shkencave e Shqipërisë promovoi të premten botimet e Lasgush Poradecit, duke e quajtur atë si etnograf të muzikës dhe mbledhës të këngës popullore lirike.

Botimet janë dy: Vjersha (këngë) popullore grarishte mbledhur në Pogradec dhe në fshatin Dardhë, Korçë (Mbledhur prej gojës së popullit) . Dhe Vjersha (këngë) popullore grarishte krahinash të ndryshme (Mbledhur prej gojës së popullit)

Vaso Tole e quajti atë etnograf i muzikës: për rastin i këngëve të usta Isuf Myzyrit. Ndërsa prof. Shaban Sinani ngriti një vështrim krahasues të tij më shkollën e  françeskanëve

Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA