Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Një majmun “çapkën” është përpjekur me të gjitha mënyrat të ekspozojë gjoksin e një modeleje në kopshtin indonezian të Bali duke tentuar t’i ulte veshjen e sipërme.
Në videon virale në rrjet shihet modelja peruane Paula Manzanal, 28 vjeçe, e cila pozon për foto pranë majmunit në parkun e pyllit Ubud – por kafsha e çuditshme zgjat dorën dhe përpiqet t’i ulë veshjen e saj të lirshme, me të cilën mbulonte pjesët e sipërme private.
Manzanal, e cila ka fituar Miss Peru në vitin 2014, shikon nga afër majmunin dhe përpiqet të largojë duart e tij nga gjoksi i saj.
Por majmuni këmbëngulës, i species makake bisht-gjatë, e godet me dorë në fytyrë Manzanal kur ajo përpiqet të ndalojë kafshën që kërkon ta zhveshë.
Manzanal shihet më pas duke buzëqeshur e habitur ndaj majmunit, teksa postonte në rrjetet sociale videon me komentin: “Unë vetëm nuk doja që të më prekte”.
Manzanal, e cila tani jeton në Barcelona, ka një djalë katër-vjeçar me prezantuesin Jordan Davies.
Çifti ishin ndarë para lindjes së Valentino në 2018 dhe Manzanal shkruante për historinë në Instagram asokohe: “I kërkova Zotit një burrë që të më donte përgjithmonë, por ai më dha një djalë”.
Modelja postoi videon për 2.1 milionë ndjekësit e saj në TikTok.
Majmunët afrohen shpesh me turistët në parqet natyrore, sidomos me femrat, të cilave kanë tentuar t’i vjedhin ushqim ose sende me vlerë.
Në parkun e Bali jetojnë rreth 600 majmunë makake, të cilët lëkunden në lianet e pemëve të gjata të arrëmyshkut, rreth tempullit të famshëm Pura Bukit Sari.
Ata kalojnë shumicën e kohës duke ndërvepruar me vizitorët, duke u vjedhur syze dielli, shishe uji, duke u kërcuar në shpatulla ose duke i tërhequr nga rrobat.
Top Channel