Model/ja transseksuale ‘shokohet’ kur lihet në burgun e burrave pas arrestimit (fotot)

11/11/2022 19:28

Modelja transgjinore Nikita Dragun thotë se është shokuar pasi u mbajt në burgun e burrave pas arrestimit dje në Miami, SHBA, para se të lirohej më vonë.

26-vjeçarja e njohur në rrjetet sociale për komentet e makijazhit dhe “bukurisë” u arrestua në hotelin Goodtime në plazhin Miami Beach pas denoncimeve për sjellje të pakontrolluar dhe goditje të një oficeri policie, sipas dokumenteve të arrestimit të publikuara nga rrjeti USA Today.

Një nga punonjësit e sigurisë së hotelit ishte thirrur në dhomën e Dragun pasi po luhej muzikë me volum tepër të lartë.

Sipas raportimit të policisë , personazhi i njohur i YouTube po shkaktonte trazira për një periudhë të zgjatur teksa kishte dalë rrotull pa veshje.

Kur oficerët i kërkuan të ndalonte atë që po bënte, personazhi kishte lëshuar shishe uji, si ndaj rojës së sigurisë dhe ndaj oficerit të policisë.

Pas arrestimit Dragun ishte dërguar në njësinë e paraburgimit të meshkujve në Miami-Dade County.

Dragun ishte liruar nga paraburgimi dy ditë më vonë.

Një përfaqësues i saj tha se denonconte vendimin për të mbajtur transseksualen në burgun e burrave.

Jack Ketsoyan tha: “Situata me Nikita, është e ajo është ligjërisht femër edhe pse ka lindur mashkull, prandaj të mbahej në burgun e burrave në Florida është shumë e sëmurë dhe e rrezikshme.

“Protokolli në Miami-Dade thotë se të ndaluarit transgjinorë duhet të trajtohen në bazë të gjinisë në të cilën identifikohen”.

“Nikita është liruar dhe tashmë është mirë.”

FOTO GALERI
2/3
Një përfaqësues i saj tha se denonconte vendimin për të mbajtur transseksualen në burgun e burrave.

Top Channel