Mykhailo Podolyak, një këshilltar në Zyrën e Presidentit të Ukrainës tha se Rusia dëshiron ta kthejë Kherson në një “qytet të vdekjes”.
“Ru-ushtarakët minojnë gjithçka që munden: apartamente, kanalizime. Artileria në bregun e majtë [lindor] planifikon ta kthejë qytetin në gërmadha. Kështu duket ‘bota ruse’: erdhi, grabiti, festoi, vrau ‘dëshmitarë’, la rrënoja dhe u largua”, u shpreh ai.
Sipas CNN nëse Rusia do të tërhiqej nga qyteti i Khersonit, vendbanimi do të ishte ende brenda rrezes së artilerisë së ushtrisë ruse në bregun lindor të lumit Dnipro.
Ditën e djeshme Natalia Humeniuk, zëdhënësja e forcave të armatosura të Ukrainës në jug, theksoi nevojën për një kujdes në përhapjen e informacioneve në media, ndërsa operacionet vazhdojnë në rajonin Kherson.
Top Channel