Video/ Grabitet dyqani i pajisjeve elektronike në Vlorë, dy persona të maskuar vjedhin celularë e laptopë

10/11/2022 10:15

Ky është momenti kur dy persona të maskuar kanë hyrë për të grabitur në një dyqan të pajisjeve elektronike në bulevardin Vlorë-Skelë.

Siç duket nga pamjet ata hapin me forcë derën e biznesit, duke e shkelmuar dhe më pas futen brenda duke vjedhur celularë e laptopë.

Pasi kontrollojnë për disa minuta, ata mbushin krahët me sende dhe largohen me shpejtësi.

Për shkak të kapuçit ata janë të paidentifikueshëm, ndërsa policia po heton ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA