Eksperti për çështjet e luftës në Londër, Mike Martin tha se beson se lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të verës të vitit 2023.
Ai shtoi se “Ukraina do ta fitojë atë në fund”.
Duke folur për Times Radio, Dr. Martin tha: Me fitore, unë nënkuptoj dëbimin e ushtrisë ruse nga territori sovran ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe duke përfshirë Donbasin.
“Kështu e përcaktojnë fitoren ukrainasit. Logjistika është krejtësisht çelësi i luftës. Amatorët flasin për taktikat, kurse profesionistët flasin logjistikën. Kjo është në të vërtetë ajo që ukrainasit kanë vendosur të bëjnë.”
“Në gusht, presidenti Zelenskyy tha që nga shtatori ne do të fillojmë të shtyjmë Khersonin. Ja ku jemi, dy muaj më vonë, dhe rusët po tërhiqen nga Kherson. Ajo që ukrainasit kanë bërë shumë, shumë sistematikisht gjatë dy ose tre muajve të fundit është se ata rrëzuan urën e Kerçit, e cila ishte një linjë kryesore furnizimi. Ata kanë sulmuar depot hekurudhore, deponitë e karburantit, linjat hekurudhore. Një ushtri që nuk furnizohet nuk mund të mbrohet, dhe kështu rusët janë detyruar të tërhiqen.”
Dr. Martin arriti në përfundimin se lufta mund të përfundojë në fund të verës 2023, pas një shtyrjeje nga të dyja palët në mars dhe një “pauze dimërore”.
Top Channel