Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kukësit, në lumin Drini i Zi, rrezikon më shumë se 30 fshatra në Dibër, zona kufitare me Skavicën.

Edhe pse burimet e energjisë së rinovueshme janë me bollëk në këtë zonë, qeveria atje sërish ka zgjedhur të ndërtojë një vepër energjetike duke shfrytëzuar lumenjtë. Një digë 147 metra e lartë parashikohet të ngrihet mbi lumin Drin, rezervuari i së cilës do të përmbyste rreth 15 mijë hektarë tokë bujqësore dhe pyje.

Banorët që e kundërshtojnë projektin janë akuzuar se protestojnë për arsye politike, por e vërteta, sic thone, qëndron ndryshe. “Kemi më shumë se 20 vite që protestojmë dhe nuk kemi asnjë agjendë. Ne do të kundërshtojmë çdo kompani private dhe çdo nismë që planifikon përmbytjen e Dibrës, shuarjen e historisë së Dibrës dhe vështirëson jetën e dibranëve” – tha një prej tyre për DW, Majlinda Hoxha.

Protesta ka pasur edhe përtej kufijve. Agron Damzi, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëntorin e vitit të kaluar, protestoi se  sëbashku me qindra të tjerë, përpara zyrave qendrore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e qershorin e ketij viti, iu rikthyen sërish tubimeve.

“Ne nuk do të ndalojmë së protestuari, deri në anulimin e këtij projekti që zhduk dhe varros përfundimisht Dibrën” – është shprehur ai. Skavica u mbështet fillimisht nga Fondi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, sqaroi se  Projekti Skavica u përfshi në Planin Ekonomik të Investimeve për rajonin me kërkesen e vetë Shqipërisë, e më pas u tërhoq, pas marrëveshjes midis Tiranës dhe SHBA”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA