24/11 21:42
Administrata e Bidenit ka refuzuar të dorëzojë dronët e avancuar në Ukrainë.
Sipas një raporti nga Wall Street Journal, Ukraina kishte kërkuar armët për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë, por Pentagoni refuzoi.
Zyrtarët amerikanë thuhet se ishin të shqetësuar se sigurimi i dronëve mund të përshkallëzonte konfliktin dhe të sinjalizonte se Amerika po furnizonte armë në gjendje të synonte pozicionet brenda Rusisë.
Ndërsa zyrtarët perëndimorë kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt për të shmangur një luftë të plotë me Rusinë.
Top Channel