Pas tërheqjes së Rusisë, ukrainasit arrijnë të rimarrin 12 fshatra në Kherson

10/11/2022 17:22

Komanda Operative e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Jug njoftoi se forcat ruse po rigrupohen në Kherson dhe po marrin masa për të tërhequr pjesërisht trupat në bregun lindor të Dnipro.

Zëdhënësi Vladyslav Nazarov konfirmoi përparimet e Ukrainës, duke treguar se gjatë ditës së kaluar, kanë çliruar pothuajse 260 kilometra katrorë 12 fshatra.

Por Komanda Operacionale paralajmëroi se forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë territoret e çliruara dhe zonat e thella.

Ai tha se të enjten në mëngjes, trupat ruse bombarduan fshatin Zolota Balka të çliruar së fundmi në Khersonin verilindor.

“Ata u përpoqën të godasin pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe ndërtesat administrative të autoriteteve. Oborret private u dëmtuan”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA