“Mijëra viktima në shtetet europiane”/ Aksioni me policinë spanjolle në ‘Call Center-at”, Kraja dhe Rrumbullaku tregojnë detaje

10/11/2022 13:50

Mijëra investitorë europianë kanë rënë pre e mashtrimeve që u janë bërë nga “Call Center-at” në vendin tonë.

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Policia e Shtetit dolën këtë të enjte në një konferencë për shtyp, bashkë me policinë spanjolle që u përfshirë në aksionet që u zhvilluan këto ditë në Elbasan dhe Vlorë.

Të dyshuarit janë përfshirë në mashtrim kompjuterik duke përdorur vjeljen e parave nëpërmjet kriptovalutave. Të dyshuarit paraqiteshin si ndërmjetës që bindnin klientët të investonin shuma të vogla parash, duke u thënë se do të fitonin shuma të mëdha.

Sipas zyrtarëve, dëmi ekonomik shkonte në 50 milionë euro në tre muaj dhe të dëmtuarit janë shtetas të huaj nga vende të ndryshme.

Policia ka sekuestruar rreth 300 pajisje kompjuterike, një shumë parash ‘cash’ prej nëntë mijë euro dhe për herë të parë janë sekuestruar kriptovaluta në vlerën e 15 mijë eurove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA