Mbajti të ngujuar familjen prej vitesh/ Flet vëllai i bashkëshortes së Gjergjit: E kërcënonte, nuk e la as në varrimin e babait

10/11/2022 13:27

Të tjera dëshmi janë dhënë për rastin e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar akuzohet se ka mbajtur të ngujuar familjen, gruan dhe fëmijët e tij prej vitesh.

Familjarët e Gjergj Laçit kanë akuzuar bashkëshorten e tij për shpifje, duke mohuar edhe dëshmitë e fëmijëve, të cilët kanë deklaruar se janë dhunuar fizikisht nga babai i tyre.

E motra e Gjergjit, Rita Koçi deklaroi për “Shqipëria Live” se Gjergji është i pafajshëm pasi nuk ka ushtruar dhunë dhe fëmijët dhe gruan i ka mbajtur brenda ‘për të mirën e tyre’. Ajo madje thotë se e gjitha kjo është e stisur nga bashkëshortja e Gjergjit, për shkaqe pronësie.

Do ta nxjerri gjykata Gjergjin të pafajshëm. Është i pafajshëm nuk ka bërë asgjë. Gjergji nuk i ka dhunuar, por i ka mbajt në shtëpi, është kujdesuar për fëmijët dhe për gruan. Izolohej prej Covid, për t’i shpëtuar nga sëmundjet, të të mos ngatërroheshin me fëmijët e tjerë se ndodhi nujëherë një incident. Është kujdesuar, si çdo prind. Shteti ta fuste në punë atë gruan. Asnjë shenjë dhunë nuk kam parë, ai i mbrojnte për më të mirën e tyre. E gjitha është inskenim për prova”– u shpreh e motra e Gjergjit.

Deklaratë tjetër dha vëllai i Elena Laçit, gruas së dhunuar dhe ngujuar nga bashkëshorti i saj ka folur ekskluzivisht për Shqipëria Live. Ai ka hedhur poshtë të gjithë pretendimet e familjes së Gjergj Laçit, duke deklaruar se kishte dy vite që nuk fliste me motrën pasi kunati nuk ia lejonte. Ai madje thotë se Gjergji që sot vijon të jetë pas hekurave nuk e lejoi gruan të shkonte as në funeralin e babait. Ai akuzon kunatin se ishte i alkoolizuar, dhe se kjo situatë u përkeqësua kohët e fundit.

Nuk e di ku ndodhet motra aktualisht, nuk me tregon. Nuk është te ajo qendra e kanë heq që atje. E kanë thënë edhe fëmijët, është dëshmia e tyre se ka pasur dhunë. I ka mbajtur të ngujuar . I ka kërcënuar, un nuk e kam takuar prej dy vitesh. Unë u zura me të se vdiq babai ai nuk e la të vinte në funeral. Ndihmat ja kam dhënë përmes vjehrrit.  Vetëm me djalin e vogël flisja përmes rrjeteve sociale. Gjergji mund të ketë qenë pak i ashpër në fillim por jo ekstrem. Ai pinte raki, shiste raki”- deklaroi vëllai i bashkëshortes së Gjergjit për “Shqipëria Live”.

52-vjeçari është arrestuar ditën e diel dhe gjykata e la në burg  pasi ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe dy djemtë për 6 vite me radhë. 52-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj tyre dhe nuk i lejonte të dilte nga banesa. Vetë Xherxh (Gjergj) Laçi dilte nga shtëpia vetëm ditën e premte për t’u falur në xhami, ndërsa në momentin e arrestimit i janë gjetur libra fetarë. 52-vjeçari ra në prangat e efektivëve të Komisariatit 4 dhe Antiterrorit, pasi këta të fundit mësuan në rrugë operative, se Laçi mbante të ngujuar brenda banesës 2 djemtë e mitur 15 dhe 17 vjeç dhe bashkëshorten e tij, në banesë iu gjetën krehër automatiku dhe 700 fishekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA