Kroacia merr dritën jeshile për pranimin në Shengen nga Parlamenti Evropian

10/11/2022 16:58

Parlamenti Evropian i ka hapur rrugën pranimit të Kroacisë në zonën Shengen të bllokut , duke e lënë vendimin përfundimtar në duart e liderëve të BE-së.

Me një shumicë 534 pro dhe 53 kundër, parlamenti votoi të enjten në favor të heqjes së kontrolleve kufitare të mbetura midis zonës Shengen dhe Kroacisë.

Një vendim përfundimtar do të duhet të merret tani nga Këshilli i BE-së, i përbërë nga 27 krerët e qeverisë së BE-së, të cilët në dhjetor të vitit të kaluar kishin konfirmuar se Kroacia kishte përmbushur të gjitha kriteret për të aplikuar për hyrje në Zonën Shengen.

Shengen është zona më e madhe në botë pa pasaporta, duke lejuar lëvizjen pa kufizime  të njerëzve midis 26 vendeve evropiane.

Kroacia aplikoi për anëtarësim në BE në 2003 dhe u bashkua me bllokun në 2013, hera e fundit që BE u zgjerua.

Ndërsa në korrik të këtij viti, ministrat e financave të Bashkimit Evropian i dhanë Kroacisë miratimin përfundimtar për të përdorur monedhën e përbashkët euro më 1 janar 2023.

Përdorimi i euros ofron përfitime ekonomike që rrjedhin nga lidhjet më të thella financiare me anëtarët e tjerë të bllokut .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA