Një banesë e kthyer në “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në Krujë.

Mësohet se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një personi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike.

Brenda banesës ishin përshtatur dy ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat ishin mbjellur nëpër vazo dhe rrethuar me llampa.

Pas hetimeve, në kërkim u shpall Q. X., L. X. dhe K. X. babai dhe 2 djemtë e tij, të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu atyre, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.

206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo dhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës janë sekuestruar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA