“Armiku nuk na jep dhurata”/ Zelensky i kujdesshëm pas njoftimit të Rusisë Kherson

10/11/2022 17:09

Ukraina do të lëvizë me shumë kujdes dhe pa rrezik të panevojshëm, këtë deklaroi Zelensky pas njoftimit të Rusisë për tërheqjen e trupave të saj nga një pjesë e rajonit Kherson.

“Askush nuk largohet vetëm nëse nuk ndihet i fortë. Armiku nuk na jep dhurata, nuk bën ‘gjeste vullneti të mirë’. Ne luftojmë për të”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të përditshëm.

Sipas tij çdo hap do të jetë rezistencë e armikut, duke shkaktuar humbjen e jetëve të ushtarëve të Ukrainës.

“Ne po lëvizim gradualisht në jug, duke forcuar pozicionet tona. Hap pas hapi. Por emocionet tona duhet të jenë të përmbajtura, gjithmonë gjatë luftës. Unë definitivisht nuk do ta ushqej armikun me të gjitha detajet e operacioneve tona. Qoftë në jug, në lindje, apo kudo tjetër, kur të arrihet rezultati ynë, të gjithë do ta shohin”, tha Zelensky.

Top Channel