Ambasadori i Kupës së Botës në Katar dënohet kur thotë se homoseksualët kanë ‘mendje të dëmtuara’ (fotot)

10/11/2022 15:53

Ish-futbollisti i kombëtares së Katarit, Khalid Slamn që aktualisht vepron si ambasador i kampionatit të parë arab të Kupës së Botës, ka bërë disa komente homofobike në një intervistë promovuese të eventit të shumëpritur.

Duke folur për të promovuar eventin madhor sportiv që vendi i tij mban pas një jave ai tha se homoseksualiteti është një “dëmtim në mendje”.

Turneu që nis fundjavën e ardhshme, është përballur shpesh me kritika dhe refuzime për t’u mbajtur në vendin e zgjedhur në 2010, pikërisht prej qëndrimeve anti-LGBT, prej shkeljes së të drejtave të punëtorëve të huaj si dhe prej mungesës së traditës së futbollit atje.

Në një intervistë me rrjetin gjerman ZDF, ish-futbollisti Khalid Slamn tha: “Gjatë Kupës së Botës shumë gjëra do të vijnë në vendin tonë. Por nëse flasim për homoskesualët, ata duhet të pranojnë rregullat tona vendore. Homoseksualiteti është haram, a e dini çfarë do të thotë haram (e ndaluar)?”

“Unë nuk jam një musliman rigoroz por haram do të thotë ‘dëmtim i mendjes’”.

Intervista më pas u ndërpre nga një zyrtar organizator i Kupës së Botës.

FIFA nuk ka reaguar ndaj komenteve por shumë zyrtarë i kanë dënuar komentet.

Komentet e tij vinin rreth 24 orë pasi Katari njoftoi se homoseksualëve tifozë do t’u ofroheshin “shtëpi në zona të sigurta”, shkruajnë mediat britanike.

Zyrtarët në Katar thanë se po mendojnë krijimin e zonave të sigurta për “fansat homoseksualë” ku ata të qëndrojnë pa frikë nga arrestimi, ne vendin ku homoseksualieti dënohet deri me shatë vjet burg.

FOTO GALERI
2/5
Duke folur për të promovuar eventin madhor sportiv që vendi i tij mban pas një jave ai tha se homoseksualiteti është një “dëmtim në mendje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA