‘Sikur po më përqafonte’/ Zhytësja regjistron takimin e rallë me oktapodin gjigant në Kanada (video)

09/11/2022 16:56

Një zhytëse në Kanada ka publikuar momentet e rralla kur një cefalopod i afrohet pa frikë deri sa i ngjitet në të gjithë fytyren.

Për ata që nuk e njohin, zhytja në ujërat e akullta të veriut të Paqësorit mund të duket e vështirë dhe pa pajisjet e duhura gjymtyrët shpejt mpihen.

Por një takim nënujor mes një zhytëseje dhe një oktapodi është bërë viral në rrjetet sociale teksa thekson magjinë e botes së gjallë nën brigjet kanadeze të British Columbia.

Andrea Humphreys mësuese dhe zhytëse amatore në Vancouver Island, tregonte për bukurinë e mikut të saj detar me tetë këmbë: “Njerëzit thonë se është errët dhe frikë këtu, por kur ke dritë shikon të gjithë këtë ylber ngjyrash e gjallërie, pa përmendur oktapodin gjigand që është bërë i njohur me vendasit.”

Humphreys thotë se i sheh nganjëherë oktapodët e mëdhenj në strofkat e tyre, por kësaj here, vetëm disa çaste pas zhytjes oktapodi iu afrua grupit.

Ai gjeti shpejt miken e tij, hapi tentakulat dhe ‘e përqafoi’ në maskën e zhytjes në fytyrë.

“Ai vetëm i afrohej kameras, u ngjit te buzët e mia sikur donte të më përqafonte, me tentakulat e gjata në fytyrë e në maskën time”, thotë Humphreys. “Sa herë që largohesha ai vinte drejt meje. Ishte e mrekullueshme, frymëzuese.”

Për rreth 40 minuta aktopodi qëndroi aty, duke inspektuar pajisjet e zhytjes dhe kameran e saj.

Oktapodët njihen si disa nga invetebrorët më inteligjentë dhe mund të imitojnë ngjyrën dhe formën e shkëmbinjve për t’u fshehur.

“Unë gjithmonë i kam respektuar ata, por ky takim ishte vërtet magjik”, shton Humphreys.

FOTO GALERI
2/3
Andrea Humphreys mësuese dhe zhytëse amatore në Vancouver Island, tregonte për bukurinë e mikut të saj detar me tetë këmbë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA