Princesha e Norvegjisë Märtha Louise ka hequr dorë nga detyrat e saj mbretërore për t’u përqëndruar në biznesin e saj të mjekësisë alternative me të fejuarin e saj.

Princesha do të mbajë titullin e saj, por po heq dorë nga detyrat zyrtare duke krijuar një ndarje më të qartë midis rolit të saj privat dhe atij mbretëror.
“Ishte e rëndësishme që të bëja dallimin midis vetes sime si person privat nga njëra anë dhe si anëtare e familjes mbretërore nga ana tjetër”, tha princesha në një deklaratë.

Pallati  mbretëror tha se mbreti Harald V kishte vendosur që ajo të mbante titullin e saj ndërsa të fejuarin e saj, Durek Verrett e përshkroi si një djalë të shkëlqyer dhe qesharak.

Verrett  ka promovuar praktika të pabaza mjekësore, duke përfshirë sugjerimin se kanceri mund të kurohet.

Një sondazh i publikuar në shtator zbuloi se vetëm 13% e norvegjezëve mendonin se Princesha Martha Louise duhet të përfaqësonte familjen mbretërore në detyrat zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA