Me largimin e Shakira-s në SHBA, vendin e saj në shtëpinë e Pique e ‘zë’ e dashura e re e futbollistit

09/11/2022 16:28

Pasi u tha se Shakira do të jetojë në Miami me fëmijët e saj, shtëpia që ndante me Gerard Pique në Barcelonë nuk do të jetë më e saja por e të dashursë së re të futbollistit, Clara Chia Marti. 

Artistja kolumbiane dhe futbollisti arritën një marrëveshje dhe ndonëse nuk u konfirmua, thuhet se për të pranuar që fëmijët e tij të shkonin për të jetuar në SHBA, këngëtarja duhej të hiqte dorë nga shtëpia ku besohet se ish-futbollisti do të jetojë me të dashurën e tij të re.

Clara Chia e bindi Gerard-in të gjente një zgjidhje në mënyrë që gjithçka të përfundonte në formën më të mirë për ish-çiftin dhe fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha. “E dashura e re dëshiron që të dy të zgjidhin gjërat pa lënduar njëri-tjetrin”-sipas ‘El Nacional’. Shakira dhe Pique thanë në një deklaratë u shprehën se:

Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procedure thjesht formale. Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet. Ne vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të mund të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Rikujtojmë, se së fundmi, prindërit e Piques, kanë thyer heshtjen për ndarjen e djalit të tyre dhe Shakiras. Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe. Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu, deri më tani kishin qenë të qetë për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund ndanë anën e tyre të historisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA