Kastriot Guri 38 vjeç dhe Xhoni Guri 22-vjeç janë arrestuar nga policia në Krujë, pasi dyshohet se grabitën nën kërcënimin e armës një banesë në fshatin Brret.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke kërcënuar me armë zjarri (pushkë gjysmë-automatike), kanë vjedhur në Brret në banesën e një 40-vjeçari.
Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit (pushkë gjysmë-automatike), municion luftarak dhe sendet e vjedhura në banesën e 40-vjeçarit.
Ata dyshohet se janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera dhe nga ana e autoriteteve po vijon puna për zbardhjen e rasteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim.
Top Channel