Një 47-vjeçar që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është autori i telefonatës së rreme që alarmoi një ditë më parë Gjykatën e Apelit.
Shtetasi me iniciale J.K., rreth orës 11:00, telefonoi në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit.
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Antiterrorit u kryen kontrollet, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të Repartit Special RENEA dhe me efektivët e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, Tiranë, por nuk u gjet asnjë lënë plasëse.
Ndaj 47-vjeçarit rëndon akuza e“Përhapjes së informatave të rreme që ngjallin panik”. Prokuroria vijon hetimet për të verifikuar nëse ka shtetas të tjerë që dyshohet se kanë nxitur autorin të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore.
Top Channel