42-vjeçari me “Porsche” pa targa, i maskuar dhe i dehur i ikën policisë në Vlorë/ Kapet pas 15 min, tentoi t’i godiste efektivët…

09/11/2022 10:38

Një ndjekje si në filma ka ndodhur pas mesnate në Vlorë, ku një 42-vjeçar me iniciale H.H., nuk i ndaloi policisë teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Porsche” pa targa.

Pasi shërbimet “Shqiponja” dhe të rendit u vënë në ndjekje të tij, arritën ta kapnin pas 15 minitash. 42- vjeçari u kap në lagjen Isa Boletini teksa në fytyrë mbante një maskë.

Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes personi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar t’i godasë me automjet.

Ne momentin e prangosjes ai tha se ishte konfliktuar në një lokal në qytetin e Vlorës  dhe për këtë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një maskë, 1 mjet prerës (thikë) dhe targat e automjetit. Gjatë testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi ishte në gjendje të dehur.

Në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore pasi tha se e kishin goditur disa persona në një lokal .

Ai është shoqëruar për ndihme në spitalin rajonal Vlorë ku dhe po mbikëqyret nga patrulla e rendit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. H., 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, duke drejtuar, në gjendje të dehur, një automjet pa targa, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 1 mjet i mprehtë dhe 1 maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA