Tite i mohoi pjesëmarrjen në Botëror, Firmino reagon në Instagram

08/11/2022 20:08

Roberto Firmino ka reaguar në Instagram për mosgrumbullimin e tij nga trajneri Tite për Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai shkruan me keqardhje që nuk ishte ajo që imagjinonte dhe ëndërronte.

Sulmuesi i Liverpool, i cili ka 55 paraqitje për Brazilin, u la jashtë pasi Tite preferoi më të rinjtë: Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli, Antony dhe Raphinha.

Kuptohet që 31-vjeçarit i është thyer zemra, megjithatë falënderoi fansat që e kanë mbështetur.

“Kupa e Botës është një ëndërr për çdo lojtar dhe me mua nuk do të ishte ndryshe. Dje gjërat nuk shkuan ashtu siç e imagjinoja apo ëndërroja për jetën time, por kthej kokë pas dhe i jam mirënjohës Zotit që më ka dhënë mundësinë ta jetoj një ëndërr.”

Pavarësisht se ka shënuar shtatë gola për kombëtaren e tij, duke përfshirë një gol kundër Meksikës në Kupën e Botës 2018, duket se Tite u beson më shumë të rinjve se lojtarëve me përvojë, duke përzgjedhur një grup prej nëntë sulmuesish me Neymarin që është lojtari i vetëm në atë grup mbi 25 vjeç./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA