“Shqipëria larg digjitalizimit bankar”, Banka Botërore: Më pak se gjysma e të rriturve kanë llogari bankare ndonëse përqafojnë teknologjinë
16/12 15:24
Skemat e mbështetjes në bujqësi janë të padrejta.
Shqetësimin e ka ngritur deputeti socialist Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ku u prezantua buxheti për bujqësinë për vitin 2023.
Braçe ka kërkuar më shumë mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët, në një kohë që qeveria pret që bujqësia të jetë një nga burimet e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm.
Me shqetësim nga deputetët është parë edhe mungesa e të dhënave në bujqësi, pasi sipas tyre kjo bën që fondet dhe investimet të mos shkojnë aty ku ka nevojë sektori.
Për vitin 2023, Ministria e Bujqësisë do të marrë nga buxheti i shtetit, 14.2 miliardë lekë, gati 122 milionë euro.
Top Channel