Palmer Luckey, krijuesi i seteve ‘moderne’ të realitetit virtual Oculus, me shpikjen e tij të fundit kërkon të vrasë qëllimisht njerëzit.
Sistemi i titulluar ‘NerveGear’, ka si qëllim të lidhë ngushtësisht jetën virtuale të njerëzve me atë reale, madje duke u dhënë fund atyre në të njëjtën kohë, edhe pse mbetet per t’u pare se si do te përkufizohet çështja nga ana ligjore.
Kështu, nëse dikush vdes në lojën e realitetit virtual ose gjatë eksperiencës së mbajtjes të sistemit në kokë, atëherë ata do të vriten dhe në jetën reale në të njëjtën kohë, pikërisht nga kompleti i lojës qe mbajnë “veshur” ne koke, tha zoti Luckey.
Kjo do të bëhet duke detektuar një hije të veçantë të ngjyrës së kuqe që tregon se një person ka vdekur, që do të thotë se krijuesit mund ta integrojnë në sistem. Kur kjo e kuqe shfaqet, atëherë tre module eksplozive do të shkatërrojnë trurin e përdoruesit të setit, shkruan e përditshmja britanike The Independent.
Luckey tha se sistemi ende nuk është përfunduar, por objektivi është të bëhet e pamundur heqja e setit të kokës apo shkatërrimi i tij, në mënyrë që njerëzit të mbeten të bllokuar gjithmonë brenda realitetit virtual.
Dhe për arsye të kufizimeve të dizajnit dhe rrezikut të dështimit të vrasjes së njerëzve, ose vrasjen e tyre jo në kohën e duhur, krijuesi thotë se duhet ta provojë vetë i pari.
Përdoruesit ende nuk janë të sigurtë nëse maniaku i realitetit virtual flet seriozisht, por qetësohen disi nga fakti se do ta provojë vetë i pari, nëse kjo do të rezultonte e vërtetë.
Zoti Luckey tha: “Idea e lidhjes së përhershme të jetës tënde reale me një avatar virtual, gjithmonë më ka magjepsur – në moment mund të rritet niveli i bashkëveprimit dhe mënyrës së reagimit të njerëzve me botën virtuale dhe lojtarëve në të,” shkruante zoti Luckey në një koment të prezantimit të ‘NerveGear’.
Grafikat e përforcuara mund të bëjnë një lojë të duket më reale, por vetëm kërcënimi i pasojave serioze e bën atë të ndjehet e vërtete, shkruan The Independent.
Kjo duket se është një zonë e mekanikës së ‘videogame’ që nuk është eksploruar më parë edhe pse nuk dihet sa të gatshëm do të jenë përdoruesit për ‘të vdekur’ në të vërtetë gjatë lojës, apo si do të interpretohej kjo nga ana ligjore.
Aktivistë te mbrojtjes se konsumatorit thonë se një praktike e tillë mund të quhet vrasje me dashje, edhe pse teknologjia përpiqet ta prezantojë si ‘zhvillim teknologjik apo ideologjik te zbavitjes’. Por per maniaket e ‘teknologjise’ dhe ‘rrezikut’ duket se nuk ka problem.
Top Channel