Ankimimi i Kilit në FIFA-s për aktivizimin e paligjshëm të Byron Castillos me përfaqësuesen e Ekuadorit ka marrë një përgjigje përfundimtare.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (TAS) vendosi që të dënojë Ekuadorin me minus tri pikë për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës (2026), por nuk i cënohet pjesëmarrja në “Katar 2022”.

Ekuadori do të duhet gjithashtu të kompensojë financiarisht Kilin, pasi CAS-i i vendosi një gjobë prej 100.000 frangash zvicerane.

Trupa gjykuese e CAS-it e ka njohur paligjshmërinë e aktivizimit të Byron Castillos, i cili ka lindur në Kolumbi. Federata Ekuadorit do të paguajë të gjitha kostot e procesit të iniciuar nga Kili dhe Peruja./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA