Granada nuk ka asnjë fitore jashtë, Myrto Uzunit i shkarkojnë trajnerin

08/11/2022 21:01

Në botën e futbollit, durimi zakonisht nuk konsiderohet virtyt. Rasti në fjalë e tregon më mirë.

Rezultatet jo të mira të Granadës në ndeshjet larg shtëpisë në këtë fillim sezoni i kanë kushtuar vendin e punës trajnerit Aitor Karanka, një ish-futbollist i njohur, që për pesë vite (1997-2002) ka luajtur për Realin e Madridit.

Drejtuesit e Granadës, pas një debati të brendshëm, kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin nga Vitoria në përpjekje për të rikthyer situatën në drejtimin e duhur dhe për t’i dhënë një shtysë të re skuadrës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Paco López.

Tashmë Myrto Uzuni do të punojë me jë tjetër trajner.  Sulmuesi shqiptar 27-vjeçar në këtë sezon në La Liga2 ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje. Granada renditet në vendin e tetë me 22 pikë në 15 ndeshje./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA