Burri më i gjatë në botë fluturon drejt Florida pasi ‘nuk gjeti dot të dashur në Moskë’ (fotot)

08/11/2022 16:43

Burri më i gjatë në botë në jetë, 39 vjeçari Sultan Kosen, i cili është 2.5 meta i gjatë, kishte shkuar fillimisht nga vendi i tij Turqia drejt Rusisë në kërkim të një gruaje me të cilën të lindë një djalë e një vajzë.

Por tashmë burri i gjatë po shkon drejt Florida në SHBA, pasi nuk arriti të gjejë dashurinë në Rusi.

Gjiganti Sultan Kosen, ka udhëtuar në disa vende të botës ku ka promovuar vendin e tij, si një ambasador turizmi.

Mbajtësi i rekordit aktual Guinness për njeriun më të gjatë në botë thotë se ka vizituar tashmë 127 nga 195 shtetet e botës.

Kosen ka thënë më parë në intervistë se dëshiron një nuse ruse me të cilën të lindë një djalë e një vajzë.

“Kjo duhet të jetë e thjeshtë, mund të mbaj familjen time dhe nuk kam nevojë për para,” tha ai.

“Dua ta marr gruan time përsëri në Turqi. Jetoj në një vend historik në juglindje, por jam pak larg nga deti. Kam dëgjuar se gratë ruse pëlqejnë burrat e nxehtë e të sjellshëm. Duhet të jetë diçka e thjeshtë!”

Kosen thotë se ka qenë më parë i martuar me një grua nga Siria, 1.80 të gjatë të quajtur Merve Dibo, e cila ishte 10 vjet më e vogël se ai.

Por Kosen shtonte se problemi kryesor me të shoqen ishte komunikimi, pasi ai flet vetëm turqisht kurse ish-gruaja arabisht, prandaj pas disa vitesh ata u ndanë.

Prandaj Kosen udhëtoi drejt Moskës në fund të vitit të shkuar, pasi dëgjoi se femrat ruse kanë  “bukuri të rrallë dhe një shpirt të mirë”.

Tashmë pas periudhës pa rezultate atje, ai thotë se ka vendosur të shkojë në Florida për të marrë pjesë në një festival, pa përmendur nëse ishte duke kërkuar për dashuri.

I lindur në qytetin e Turqisë qendrore Mardin, Kosen ka pasur një tumor që ndikonte në gjendrën pituitare të hormonit të rritjes, çka bëri që të vuante nga gjigandizmi dhe akromegalia, prej prodhimit të shumtë të hormonit të rritjes.

Kosen thotë se është mësuar tashmë me gjatësinë e tij por pranon se nganjëherë i shkakton siklet dhe vështirësi.

FOTO GALERI
1/5
Gjiganti Sultan Kosen, ka udhëtuar në disa vende të botës ku ka promovuar vendin e tij, si një ambasador turizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA