Një zjarr monstruoz ka përfshirë të gjithë një prej faqeve të një ndërtese 35-katëshe sot në Dubai, pranë ndërtesës më të lartë në botë Burj Khalifa.
Flakët që nisën papritur rreth orës 2.20 të natës u përhapën shpejt në kullën 8 Boulevard Walk, teksa policia ende nuk ka përcaktuar numrin e të plagosurve dhe viktimave.
Pamje dramatike nga vendngjarja tregonin sesi flakët përfshinë të gjithë gjatësinë e një ane të ndërtesës nga toka deri në majë
Fatmirësisht flakët arritën të fikeshin pas dy orësh, duke lënë pas vetëm shenjat e frikshme të djegies.
Ngjarja është nga disa zjarre të pashpjeguara në Dubai vitet e fundit duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave dhe veshjeve të tyre te jashtme që përdoren në vend.
Natën e vitit të ri 2015, një zjarr i frikshëm përfshiu hotelin luksoz Downtown, në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa.
Duke folur për rrjetin vendas National World, rezidenti Bindu Rai, që jeton pranë ndërtesës së djegur tha: “Nëna ime u zgjua dhe zjarri gjigant i ndriçonte të gjithë dhomën. Ndërtesa ime është përballë Boulevard 8 veshja e jashtme e së cilës po digjej nga toka deri në majë”.
Top Channel