Zjarri përpin ndërtesën 35-katëshe të apartamenteve pranë Burj Khalifa në Dubai (fotot)

07/11/2022 15:28

Një zjarr monstruoz ka përfshirë të gjithë një prej faqeve të një ndërtese 35-katëshe sot në Dubai, pranë ndërtesës më të lartë në botë Burj Khalifa.

Flakët që nisën papritur rreth orës 2.20 të natës u përhapën shpejt në kullën 8 Boulevard Walk, teksa policia ende nuk ka përcaktuar numrin e të plagosurve dhe viktimave.

Pamje dramatike nga vendngjarja tregonin sesi flakët përfshinë të gjithë gjatësinë e një ane të ndërtesës nga toka deri në majë

Fatmirësisht flakët arritën të fikeshin pas dy orësh, duke lënë pas vetëm shenjat e frikshme të djegies.

Ngjarja është nga disa zjarre të pashpjeguara në Dubai vitet e fundit duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave dhe veshjeve të tyre te jashtme që përdoren në vend.

Natën e vitit të ri 2015, një zjarr i frikshëm përfshiu hotelin luksoz Downtown, në Dubai, gjithashtu pranë Burj Khalifa.

Duke folur për rrjetin vendas National World, rezidenti Bindu Rai, që jeton pranë ndërtesës së djegur tha: “Nëna ime u zgjua dhe zjarri gjigant i ndriçonte të gjithë dhomën. Ndërtesa ime është përballë Boulevard 8 veshja e jashtme e së cilës po digjej nga toka deri në majë”.

FOTO GALERI
1/3
Një zjarr monstruoz ka përfshirë të gjithë një prej faqeve të një ndërtese 35-katëshe sot në Dubai, pranë ndërtesës më të lartë në botë Burj Khalifa.

Top Channel