Njoftojnë dorëheqjen 10 prokurorë të komunitetit serb në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës

07/11/2022 15:00

Dhjetë prokurorë të komunitetit serb në Prokurorisë Themelore të Mitrovicës kanë njoftuar dorëheqjen e tyre.

Po ashtu, dorëheqje kanë ofruar edhe stafi administrativ nga komuniteti serb i kësaj prokurorie.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, lidhur me situatën e krijuar pritet të mbajë takim, ku do të njoftojë me kohë për veprimet që do të merren.

Më pesë nëntor, Lista Serbe bëri të ditur se zyrtarët serbë në Kuvend, qeveri, pushtet lokal, Polici, gjykata e të tjera institucione në veri do të largohen.

Largimi pritet të zgjasë nëse Prishtina zyrtare nuk tërhiqet nga plani me tri faza për riregjistrimin e targave në RKS.

Paralajmërimet e kësaj partie për largim nga institucionet u bënë pasi autoritetet në Kosovë pezulluan nga puna drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e qeverisë për targat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA