Fshati në Lezhë që nuk ka më të rinj/ S’ka ujë, s’ka punë, tokat janë lënë djerrë! Ka vetëm të moshuar
07/11/2022 15:13
Top Channel ka shkuar në fshatin Gocaj, vetëm 8 km larg nga qyteti i Lezhës, i cili është thuajse i boshatisur.
Mungesa e investimeve, mungesa e theksuar e ujit të pijshëm apo dhe papunësia, ka bërë që në këtë zonë të ketë vetëm të moshuar.
Pjesa më e madhe e banorëve kanë vendosur të emigrojnë apo të largohen drejt zonave urbane.
Gjithashtu rritja e çmimit të naftës apo mungesa e punëtoreve ka detyruar banorët të mos i punojnë tokat.
Largimi masiv i të rinjve ka bërë që nëpër shtëpi rrallë të gjendet ndonjë i moshuar, e pjesa tjetër e shtëpive të mbeten të mbyllura.
Top Channel