Partia Demokratike ka njoftuar mbrëmjen e sotme se është shtyrë afati për marrjen e propozimeve për kandidatët në primaret e zgjedhjeve vendore 2023.
Në mbledhjen e sotme KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH ku pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.
Si pasojë u vendos shtyrja e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë, pasi emrat e kandidatëve u bënë publikë ditën e sotme.
Njoftimi i plotë:
Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023
Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,
Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.
Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,
Vendosi
Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi.
KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TE OPERACIONEVE ELEKTORALE
KRYETARE
ALBANA VOKSHI
PD- ja garon e ndarë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, ndërsa negociatori I grupit të Berishës, Paloka tha se nuk ishte kusht njohja e Berishës kryetar. Ky i fundit madje se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim.
Top Channel