Me 95.1% të votave në referendumin e një dite më parë, qytetarët e Frankfurt vendosën largimin e kryebashkiakut të tyre, i cili përballet me një gjykim për korrupsion.
Peter Feldmann është anëtar i partisë socialdemikrate të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Feldmann ka qenë për 10 vjet kryetar bashkie i Frankfrutit, të konsideruar zemra financiare e Gjermanisë.
Në muajin mars, prokurorët atje ngritën ndaj tij akuza për shpërdorim detyre. Ata pretendojnë se partneri i tij kishte fituar një pagë tepër të lartë si drejtues i një çerdheje për fëmijë të udhëhequr nga një organizatë që ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për fushatën e Feldmannit për zgjedhjet e vitit 2018. Prokurorët argumentojnë se Feldmann po kështu kishte planifikuar që për shkak të mbledhjes së fondeve, të shpërblente organizatën duke marrë parasysh interesat e saj.
64 vjeçari mohon me forcë çdo shkelje dhe ka refuzuar të gjitha thirrjet për të dhënë dorëheqjen. Gjykimi ndaj tij nisi muajin e kaluar. Këshilli i qytetit më pas votoi për ta larguar atë nga posti i kryetarit. Feldmann injoroi afatin për ta pranuar këtë vendim dhe më pas u organizua referendumi për largimin e tij.
Top Channel