Performanca fantastike e aktores Shelley Duvall në filmin klasik të vitit 1980 “The Shining” i magjepsi të gjithë, por interpretimi në filmin e famshëm horror la pasoja te aktorja, e cila u largua nga aktrimi për më shumë se dy dekada.
73-vjeçarja u bë e njohur në të gjithë botën krah Jack Nicholson, por nuk arriti të përballonte stresin që i shkaktoi xhirimi i skenave të atij filmi.
Duvall tregoi se ishte e izoluar nga të dashurit e saj dhe regjisori Stanley Kubrick “e shtyu përtej limiteve”. Roli i dha Duvallit një famë masive dhe kjo e çoi atë në një sërë rolesh të tjera në filma si Popeye, Suburban Commando dhe Tale of the Mummy.
Megjithatë, kur aktorja ishte në kulmin e popullaritetit të saj, mori vendimin tronditës për të lënë jetën e saj të lavdishme dhe për t’u kthyer në Teksas, vendlindjen e saj, duke u larguar nga kinematografia për dy dekada. Pas 20 vitesh, Duvall tani është gati të rikthehet në ekranin e madh me filmin “The Forest Hills”.
Top Channel