E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri 21/12 01:22
Ishte vetëm 12 vjeçe kur jeta e saj do të merrte tatëpjetën.
U ngacmua seksualisht nga babai ndërsa ky i fundit synonte ta trafikonte në vendin fqinj. Historinë e saj fillimisht nuk e besoi askush.
Prej 4 vitesh, sot 18 vjeçe, jeton në një strehëz për personat në rrisk trafikimi. Dhimbja e rriti para kohe, por sot ka ëndrra ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Në kuadër të muajit antitrafik aktivitetet sensibilizuese synojnë rritjen e ndërgjegjësimit për denoncim dhe mbrojtjen e të miturve.
Duket se vitin e fundit ka një numër në rritje të të miturve të trafikuar, por si sipas specialistëve antitrafik, kjo vjen edhe si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit për denoncimin e rasteve.
Top Channel