Në çdo sezon bujqësor kërkesa e fermerëve mbetet e pandryshueshme, pavarësisht kulturës bujqësor që kultivon bujku shqiptarë do të përballet me tregun e padrejtë.
Për të kuptuar se si funksion zinxhiri i abuzimet me çmimet e fruta perimeve, Top Channel shkoi në tregun e fruta perimeve të Lushnjës ku një kilogram domate sipas cilësisë kushton nga 30-70 lekë, por 80 km larg Lushnjës, në Tiranë e njëjta domate për konsumatorin shitet nga 60-80 lekë më tepër.
Nëse për domaten tregtarët japin një çmim, trangulli i zi me gjemba që shkon për eksport sipas grosistëve vlen zero lekë. Ndërsa për varietet e tjera të trangullit, grosistet nuk janë më tepër se 20-30 lekë për kilogram.
Por deri në Tiranë çmimi i këtij trangulli rritet me 70 lekë.
Pavarësisht thirrjeve për ndihmë nga ana e fermerëve, loja tregtare e pikave të grumbullimit vazhdon të mbetet e pandryshueshme, ata blejnë lirë produktin tek fermeri dhe shesin shtrenjtë për qytetarin.
Top Channel