Qeveria maqedonase ka marrë masa për mbështetjen financiare për ngrohje të konsumatorëve e bizneseve.

Vendimi i fundit i saj nënkupton një vazhdim të subvencionimit të faturave të energjisë më qëllimin të mbrohen sidomos familjet nga rritja e ndjeshme e cmimit. Kjo masë do të zbatohet që nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit e deri në në skadimin e afatit të ekzistencës së përcaktuar të situatës së krizës në furnizimin me energji.

Në mbledhjen e së premtes, ekzekutivi miratoi dhe tekstin e kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet, sic thuhet ne deklarate, e llogaritur në vlerën e 530 milionë eurove. Në fund të tetorit, Shkupi zyrtar vendosi subvencionimin e cmimit të energjisë elektrike për të gjitha kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë, si buka, vaji për gatim, mishi dhe qumështi, në mënyrë që cmimi i tyre të bjerë.

Kompanitë që merren me prodhimin dhe përpunimin e tyre do të paguajnë vetëm 80 euro për megavat në orë kundrejt 220 deri 700 euro për megavat në orë, aq sa kanë paguar vitin e fundit në tregun e lirë nga ku janë furnizuar. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në 31 mars, aq sa zgjat dhe vendimi i shpallur për krizën energjetike në vendin fqinj.

Top Channel