Pema e pabesueshme amerikano-jugore që i rrit frytet në trungun e saj (fotot)

05/11/2022 18:04

Po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale pamje të një peme të pazakontë amerikano-jugore që duket se i rrit frytet në trungun e saj.

Me sa duke Amerika Jugore është e bekuar dhe me pemën e ‘jabuticaba’ e njohur ndryshe si “rrushi brazilian”.

Frytet ngjyrë vishnje të saj rriten në trungun e pemës dhe mund të haen të gjalla ose të bëhen reçel, lëngje apo edhe verë.

Pema ekziston vërtet dhe është pjesë e familjes Myrtaceae, teksa ritet në shtetet braziliane të Rio de Janeiro, Goiás e São Paulo.

Specie të lidhura me familjen Myrciaria rriten gjithashtu në Argjentinë, Paraguai, Bolivi e Peru.

Prej pjesës së brendshme të bardhë të frytit, ajo njihet gjithashtu edhe si ‘dhjamë breshke’.

Por pamja e pazakontë e pemës bën njerëzit të flasin si për dicka që nuk kanë parë kurrë.

Ndryshe nga shumë pemë të cilat frytet e tyre i rrisin në degë të veçanta, te Jabuticaba ato rriten në të gjithë pjesën e trungut, në disa raste duke e veshur krejt atë.

Fryti i pjekur bëhet në ngjyrë vishnje thuajse të zezë dhe është i gatshëm për t’u ngrënë ose për t’u përdorur verëra.

Shumë përdorues në rrjetet sociale shprehnin mahnitjen e tyre me pemën e panjohur.

Një përdorues postonte foto të pemës së tij duke komentuar: “Pema ime është spektakolare por sivjet nuk ka prodhuar shumë, reçeli që bëhet me këto fruta është i mrekullueshëm”.

Një tjetër fliste për kujtime të fëmijërisë: “Kur ishim të vegjël ngjiteshim në pemë si kjo duke i ngrënë të gjitha ‘jabuticaba-t’ teksa ngjiteshim. Të mrekullueshme!”

Një tjetër shtonte: “Unë mbolla një të tillë në Florida, dhe u habita kur lulëzoi dhe bëri fryte!”

FOTO GALERI
2/5
Frytet ngjyrë vishnje të saj rriten në trungun e pemës dhe mund të haen të gjalla ose të bëhen reçel, lëngje apo edhe verë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA