Frederik Ndoci, një nga zërat më të bukur dhe të pa-ripërsëritshëm në vend tashmë është kthyer në atdhe, për t’i vijuar këtu krijimet e tij që i do i gjithë publiku.

I ftuar sonte në “S’e Luan Topi”, artisti që këndon, aktron, shkruan poezi dhe tekste, tregoi për planet e pas rikthimit në Shqipëri dhe një gjë është e sigurt, ai do vazhdojë të krijojë.

Ai zbuloi projekti i tij i ri është një këngë “Pijaneci”, që tregon arsyen pse njerëzit pinë. Veç kësaj Frederiku tregoi se ka në plan edhe poezi të reja dhe skenarë filmash.

Krijimtaria vazhdon. Unë vazhdoj të bëj këngë të reja, poezi të reja, skenare filmash dhe pse jo emisione televizive. I kam të gjitha si projekte në kokë por avash avash, sepse kam vetëm disa ditë që jam kthyer. Akoma i kemi gjërat nëpër valixhe.

Është një lloj pune fizike dhe shpirtërore. Kam qejf një këngë të reja, këngën e pijanecit, jo ajo që mendoni ju. E kam bërë vetë edhe teksin edhe muzikën që flet për arsyet pse pimë. Por në fund të gjithë e pinë se ‘ja do shpirti’”- tha artisti Frederik Ndoci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA